SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Delvinë: Burri shkon në polici: Gruaja më dhunon!

Gruaja më dhunon psikologjikisht! Kjo ka qene ne thelb ankesa e nje qtetari ne Delvinë, qe ne pamje te pare duket sikur ka ndodhur ne… Hollande!

Policia njoftoi se specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Dhuna në familje”, banues në Delvinë, në ngarkim të shtetases H. Sh., 34 vjeçe.

Materialet në Prokurori u referuan pasi ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj, se 34-vjeçarja ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, përfundon njoftimi i Policisë.///

error: