
Manastiri i “Shën Kollit” në Mesopotam”, Finiq, është një nga monumentet me arkitekturë të veçantë dhe ndër destinacionet që nuk duhet humbur pa u vizituar.
I cilësuar si “margaritar i çmuar i trashëgimisë sonë kulturore dhe arkitekturës bizantine botërore”, ky manastir ka tërhequr turistët e parë në prag të sezonit turistik të këtij viti.

“Mbërrijnë “dallëndyshet” e para të turizmit në monumentet e trashëgimisë kulturore.
Rreth 50 turistë gjermanë vizituan këtë fundjavë “Manastirin e Shën Kollit” në Mesopotam, i cili mirëpret këdo në ambientet e tij të pastruara”, theksoi sektori i Kulturës Kombëtare në Sarandë.
Turistët gjermanë u njohën me historinë dhe vlerat arkitekturore të këtij manastiri.
Manastiri i Mesopotamit konsiderohet si një nga monumentet e rralla të jugut të Shqipërisë, ku mbivendosen kultura dhe historia, ku simbolet e gdhendura mureve, janë një arsye më shumë për të vizituar këtë manastir në rajonin Sarande-Finiq, fare pranë qytetit antik të Foinikes.
Në manastir ndodhet kisha e Shën Nikollit, e cila ka një arkitekturë tepër të veçantë të stilit bizantin. Nga manastiri ruhen rrënojat e mureve rrethues që kapin një sipërfaqe rreth 100 m² dhe kontrollohen nga 9 kulla drejtkëndëshe. Muret rrethues janë më të hershëm sesa kisha.Dhomat e manastirit janë të ndërtuara më vonë. Kjo është një ndër kishat më të mëdha dhe më të vjetra të periudhës bizantine që ruan vlera origjinale.///
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat