Në kuadër të kërkesës së bashkisë Delvinë, specialistët e IKTK dhe DRTK Vlorë kanë filluar punën për hulumtimin dhe identifikimin në terren të objekteve me vlera të Trashëgimisë Kulturore.

Puna në terren do të vijojë me dokumentimin dhe përcaktimin e vlerave të këtyre objekteve, me qëllim pajisjen e tyre me statusin pasuri kulturore.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore sjell një album fotografik nga puna në terren e specialistëve të tij, të cilët po kryejnë inspektime në terren.


IKTK-ja ushtron veprimtarinë në fushën e trashëgimisë kulturore materiale, me qëllim gjurmimin, hulumtimin, projektimin, konservimin, restaurimin, promovimin, publikimin e trashëgimisë kulturore. Ajo ushtron veprimtarinë në fushën e arkeologjisë parandaluese e studimit të trashëgimisë arkeologjike si rezultat i planifikimit urban e territorial në Republikën e Shqipërisë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI