Komisioni Rregullator miratoi sot udhëzuesit e punës për Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor dhe Grupet e Numerimit te Votave për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore. Udhëzuesi ka për qëllim të detajojë detyrat dhe mënyrën e funksionimit të KZAZ-së dhe të anëtarëve të Grupit të Numërimit të Votave gjatë procesit të numërimit të votave dhe nxjerrjes së rezultatit të zgjedhjeve për Zonën e Administrimit Zgjedhor për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.
Ky udhëzues iu vjen në ndihmë edhe trajnerëve të administratës zgjedhore për zhvillimin e trajnimeve për grupet e numërimit të votave.Janë parashikuar veprimet paraprake të KZAZ për fillimin e procesit të numërimit të votave, ndërsa procesi i numërimit të votave qartësohet sipas ndarjeve në pika duke filluar nga vendimi që KZAZ merr për fillimin e procesit të numërimit të votave, veprimet paraprake të GNV, hapja e kutisë së votimit me fletët e votimit, numërimi i fletëve të votimit, vlerësimi i tyre, vlerësimi i votës, kontestimi dhe rivlerësimi i votës.
Udhëzuesi sqaron rrethanat që cojnë në hapjen e kutisë së materialeve të votimit dhe veprimet që kryen GNV me kutinë e materialeve të votimit në rastin kur procesverbali për mbylljen e votimit nuk gjendet në kutinë e materialeve të votimit apo veprimet që GNV kryen kur ky procesverbal gjendet në këtë kuti. Një proces tjetër i trajtuar përgjatë udhëzuesit është ai që lidhet me nxjerrjen e rezultatit të zgjedhjeve nga GNV në qendrën e votimit. Gjithashtu në të trajtohet edhe plotësimi i tabelës së rezultateve dhe dërgimi i tyre në KQZ. Udhëzimi sqaron edhe administrimin e votave të hedhura gabim dhe numërimin e tyre.
Në udhëzues flitet edhe për tabelën përmbledhëse të rezultateve për kryetarin e bashkisë dhe për këshillin e bashkisë si dhe sqarohet edhe dërgimi i materialeve zgjedhore nga KZAZ në KQZ.
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat