Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj u ndal nj; ditë më parë në Delvinë, ku zhvilloi një takim me kryetarin e kësaj bashkie, Besmir Veli.
Në takim merrte pjesë edhe Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj.
Ministrja Denaj bëri të ditur se gjatë këtij takimi u diskutua mbi problematikat e zonës dhe zgjidhjet më eficente në përgjigje të nevojave të tyre. “Së bashku jemi të angazhuar të vijojmë punët e mira, me investimet e duhura për një të ardhme dhe ekonomi të sigurt për komunitetet tona”, u shpreh ministrja Denaj. Ministrja u takua dhe me qytetarë të Delvinës.///




ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade