TIRANË, 4 shkurt/ATSH/ Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër ka përfunduar punën për pastrimin nga vegjetacioni në bendin mbi përroin e “Nokovës” në fshatin “Nokovë”, bend i cili është Monument Kulture i kategorisë së parë.
Bendi është ndërtuar poshtë fshatit mbi përroin e Nokovës, në një distancë rreth 700m nga banesat e fshatit. Bendi me gjatësi 16 m akumulon gjatë natës një volum uji prej 400 metër kub.
Prita prej muri guri, me lartësi 5,5 m është në formë kantraforti. Në skajin e majtë kreu i bendit ka një ulje prej 0,40 metrash për shkarkimin e ujërave të tepërta.
Në mesin e bendit poshtë është vrima e daljes së ujit për vaditje (0,6 x0,6m) e mbuluar sipër me qemer cilindrik. Muratura e bendit është punuar me gurë vendi të zinj e shtuforë.
Me herët DRTK Gjirokastër pastroi edhe tre bende të tjera në zonën e Lunxhërisë, po ashtu Monumente Kulture, Kat. I.
Njëri prej tyre ishte bendi i “Mingulit” i cili ngrihet mbi përroin e Mingulit gjatë rrugës që të çon në “Manastirin e Shpërfytyrimit” i cili është një nga bendet më të goditur nga ana konstruktive me gjatësi 17m, gjerësi 2m e me lartësi 4m.(Edlira Ruzi)///








ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI