Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, nisi vizitën njëditore në vendin tonë, duke takuar fillimisht përfaqësues të Omonias në Himarë.
Në një postim në Twitter, Dendias tregoi takimin me Presidentin e Omonias, dega Himarë, Fredi Beleri, i cili, sipas Dendias, e informoi mbi problemet e minoritetit grek në Shqipëri.
Pas takimeve në Himarë, Dendias do të pritet nga homologia shqiptare, Olta Xhaçka, me të cilën do të mbajë edhe një konferencë të përbashkët për mediat, ndërsa do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama, por edhe Kryepeshkopin Anastas, kreun e Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë///.
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi