Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka depozituar rekursin në Gjykatë. Tahiri kërkon pezullimin e dënimit. Sipas Tahirit, vendimi i Apelit është marrë në kundërshtim me ligjin.
“Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, më datë 26.04.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u depozitua dhe u regjistrua rekursi nr. 79, datë 26.04.2022, paraqitur nga i pandehuri S.T., ndaj vendimit nr. 03, datë 04.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin u deklaruan fajtorë të pandehurit S.T. dhe J.Ç. për veprat penale të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.”, thuhet në njoftim.
Më herët ka qenë SPAK që ka bërë kërkesë në Gjykatën e Lartë që ish-ministri të përballet edhe me akuzat për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal. Për këtë arsye, SPAK kërkoi prishjen e vendimit të Apelit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë me një tjetër trup gjykuese. Tahiri e nisi ‘betejën’ e tij me drejtësinë në vitin 2017. Organet e drejtësisë e vunë në shënjestër pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj, të afërm të Tahirit.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘shpërdorim të detyrës’. Me gjykim të shkurtuar dënimi iu ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për “shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup të strukturuar kriminal”.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI