Uji dhe rruga e fshatit, në qendër të vëmendjes per nje zgjidhje, do te fokusohen gjate muajit shtator. Ky ka qene premtimi i deputetes socialiste Anila Denaj, gjate takimit me banoret e fshatit Senice.
Ne kete takim ajo eshte shoqeruar edhe nga kryetarja e Bashkise, Majlinda Qilimi.


“Biseduam dhe ndamë mendimet për problematikat kryesore që banorët e kësaj zone kanë e që kryesisht lidhen me furnizimin me ujë të pijshëm dhe çështjet e pronësisë. Nga ana tjetër ndërtimi i rrugës Kardhiq-Delvinë shihet si një mundësi për zhvillimin e turizmit edhe në këtë zonë që njihet për traditat, zakonet dhe vlerat patriotike.;-u shpreh Denaj.
Sipas deputetes, “Rruga hyrese ne fshat eshte problemi me shqetesues per banoret. Ne komunikim me perfaqesues te ARRSH dhe firmes qe ka pergjegjesi per te rregulluar sistemin e ujit te demtuar, banoret presin qe te dy problemet te marrin zgjidhje ne Shtator.”-ka deklaruar deputetja e cila njihet per impenjimet e saj ne zgjidhijen e problematikave te banoreve ne rajonin ku eshte votuar.





Te pranishem ne takimin e mesiperm per problematikat e mprehta infrastrukturore te fshatit, kane qene edhe seniciote me banim ne Sarande e Delvine, kryesia e Shoqates “Senica” si dhe te kthyer ne vendlindje nga emigrimi per pushimet e veres. /sarandanews.a///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI