Deputetja e PD-së Flutura Açka i kërkon dorëheqjen kryeministrit Edi Rama. Duke iu referuar arrestimit të ish-zyrtarit të FBI-së dhe akuzat ndaj, ajo deklaron se për shkakun e tij Shqipëria po shahet sot në gjuhë të huaj.
Postimi i plotë: -Kryeministër, jep dorëheqjen! E ke me zë e me figurë. Për shkakun tënd Shqipëria po shahet sot në gjuhë të huaj. Turp! Nëse ke një fije dinjitet, largohu!
Bashkë me ish-funksionarin e Sigurimit të Shtetit komunist, McGonnigal ka zhvilluar aktivitet lobimi dhe udhëtime në Europë në shkëmbim të 225,0000 dollarëve të përfituara nga ish-funksionari komunist.
Lidhja ndërmjet McGonnigal, ish-funksionarit të Sigurimit të Shtetit komunist dhe Edi Ramës provohet nga një seri ngjarjesh.///
ME SHUME LAJME
Protestuesit mblidhen jashtë Kuvendit, policia vendos perimetër sigurie
PD bllokon foltoren e Kuvendit, Peleshi i heq të drejtën e fjalës Berishës: Thirrje për dhunë.
Studentët në protestë për të 16-ën ditë, të rinjtë mblidhen te Kryeministri