Duke nisur nga muaji janar, dëshmitë e aftësive profesionale për drejtuesit e mjeteve do të jenë totalisht të digjitalizuara.
Kryeministri Edi Rama informoi sot se “këto formate të reja përfshijnë të dhëna sipas kodeve të BE-së, përmbajnë elemente të sigurisë dhe eliminojnë mundësinë e manipulimit të të dhënave”.
Po ashtu, Rama tha se formatet e reja janë rezistente dhe unifikojnë afatet e vlefshmërisë duke rritur ato 2-vjeçare në 5-vjeçare.
“Kartonat e rinj do të jepen për aplikimet e reja ose për rinovimet, dhe nuk do të jetë e detyrueshme për qytetarët që kanë kartonat aktualë, deri në skadimin e afatit të tyre”, tha ai.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi