Policia Kufitare në Dhërmi iu vjen në ndihmë 2 turistëve amerikanë që ishin bllokuar në shkëmbinjtë në Gjirin e Filikurit, Himarë.
Policia e Shtetit njoftoi sot se, salla operative e Policisë Kufitare Himarë ka marrë njoftim për 2 turistë amerikanë, të cilët ishin duke lundruar me një mjet lundrues kanoe, në vendin e quajtur “Gjiri i Filikurit” dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg, pasi ishin bllokuar në shkëmbinjtë, që gjendeshin në atë zonë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare në Dhërmi, për t’iu ardhur në ndihmë 2 turistëve.
Shërbimet e Policisë i kanë nxjerrë ata në breg, duke i shoqëruar me mjetin e Policisë Kufitare, dhe aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Turistët kanë falënderuar shërbimet e Policisë Kufitare, për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar gjatë ofrimit të ndihmës.
Policia e Kufitare e Vlorës thekson se, është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi