Një shtëpi në Gjirokastër është djegur tërësisht si pasojë e një zjarri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dunavat i 2” paraditen e së premtes. Për fat të mirë nga flakët nuk ka persona të lënduar. Policia njofton se zjarri në shtëpi dyshohet të jetë ndezur nga vajza e pronarit të banesës, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi