/03/05./2020/–Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri qëndron përkrah gazetarëve shqiptarë në përmbushjen e misionit kritik të medias në çdo vend demokratik e në çdo kohë, veçanërisht në kohë krize si kjo e pandemisë COVID19.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shprehet se “ne i mbështetim gazetarët shqiptarë në përpjekjet e tyre për kontrata pune të mirëfillta, për më shumë qasje në informacion, për liri shprehjeje dhe për më shumë profesionalizëm. Përsëritim rekomandimet OSBE që gazetarët të lejohen në veprimtari publike veçanërisht gjatë fushatave zgjedhore; pronësia e medias të mos jetë e përqendruar; shpifja të hiqet nga Kodi Penal”.
“Nxitim vetërregullimin e medias si alternativë më e mirë se rregullimi qeveritar”, shprehet OSBE.//
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi