Dita Botërore e Mjedisit festohet në 5 qershor të çdo viti për t’i kujtuar njerëzve rëndësinë e natyrës, për të rritur ndërgjegjësimin e tyre, si edhe për të ruajtur mjedisin për një të ardhme më të mirë
Në Ditën Botërore të Mjedisit, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro renditi disa nga nismat e ndërmarra nga qeveria për të mbrojtur mjedisin.
“Në Ditën Botërore të Mjedisit, me reflektimin se natyra nuk është një vend që e vizitojmë herë pas here, por është shtëpia jonë e vetme ku jetojmë ditë për ditë. Jo më kot më shumë se asnjëherë tjetër ky 5 qershor na gjen me Planin e Pastrimit Kombëtar, që prej nëntorit vazhdon çdo ditë për të rikthyer normalitetin në territor; me ligjin e ri të ndalimit të qeseve njëpërdorimshe, duke nxitur reduktimin e plastikës; me ndërgjegjen e shtuar se mjedisi është veç një, e po s’ia bëmë sot hyzmetin, nesër për fëmijët tanë pasojat do të jenë të rënda”, u shpreh ministrja Kumbaro në rrjetet sociale.
Por, sipas saj, këtë s’e arrijmë dot vetëm pa ndihmën dhe bashkëpunimin e secilit prej jush. “E nëse s’ndihmon dot, të paktën mos ndot”, apeloi ajo
50 vjet më parë u caktuar 5 qershori si Dita Ndërkombëtare e Mjedisit nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.
Qëllimi i këtij vendimi ishte për të shtuar ndërgjegjësimin rreth çështjeve të mjedisit dhe për të tërhequr vëmendjen politike ndaj këtyre çështjeve si dhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim.
5 qershori u zgjodh si datë sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara.///
ME SHUME LAJME
FOKUS. ..Kur në shkallaret tona hyri magjia e ekranit
FOKUS. Shkallaret e qytetit tim-Një udhëtim në kujtesë dhe shpirt.
Sarandë. Filiali Universitar së afërmi në godinën e Ekokampusit. Godina e Filialit, shkollë e re për qytetitn