Policia greke ka neutralizuar një 29 vjeçar me origjinë shqiptare i cili kërcënonte me sëpatë dhe thikë kalimtarët. Ngjarja ndodhi ditën e sotme në lagjen Pagrati të Athinës, ku sipas policisë greke, shqiptari po dëmtonte automjetet e parkuara me një sëpatë që mbante në dorë.
Në zonë mbërriti policia e ndërhyrjes së shpejtë me 4 motorçikleta. Fillimisht 29 vjeçari, emri të cilit nuk bëhet publik, kërcënoi edhe punonjësit e policisë dhe në vazhdim u afrua atyre me sëpatë në dorë.
Policët ruajtën qetësinë dhe falë ndërhyrjes të shpejtë, mundën ta çarmatosin dhe neutralizonin autorin. Ai u dërgua në drejtorinë e policisë së Atikës nën akuzat e kërcënimit me jetë për shkak të detyrës, ndërkohë që pritet të kalojë në test psikologjik për të parë gjendjen e tij psikologjike.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI