Nga Eva XHAJANKA
Qytetarët janë mbledhur sërish këtë të enjte në sheshin “Skënderbej”, duke vijuar protestën e tyre për të 82-ën ditë radhazi kundër investimit në zonën e Zvërnecit.
Protestuesit kanë nisur marshimin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në drejtim të Kryeministrisë, duke mbajtur pankarta dhe flamuj kombëtarë.
Gjatë protestës janë dëgjuar thirrje për dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa një prej çështjeve kryesore të ngritura nga protestuesit vijon të jetë kundërshtimi i investimit turistik të planifikuar në Zvërnec.
Në listën e kërkesave të tyre janë edhe shfuqizimi i ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, rishikimi i ligjit zgjedhor dhe largimi i asaj që organizatorët e cilësojnë si “kastë e vjetër politike”.
Pas mbërritjes para godinës së Kryeministrisë, qytetarë të ndryshëm kanë mbajtur fjalime në foltoren e improvizuar, duke përsëritur qëndrimet dhe kërkesat e tyre.
Një prej aktivistëve deklaroi se në shtator qytetarët pritet të rikthehen përsëri në protestë.
Dita e 82-të e protestës; fotoreporter: Andrin Hoxha





ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota