Dita Ndërkombëtare e Përkthimit shënohet çdo 30 shtator, në shumë vende të botës në nderim të përkthyesit të parë të biblës, i cili konsiderohet si mbrojtës i shenjtë i përkthimit.
Kjo është një mundësi për të shfaqur krenarinë për këtë profesion, që njëherit është duke u bërë gjithnjë e më i domosdoshëm në fushën e përparimit global.
Kjo ditë kishte nisur të festohej nga Federata Ndërkombëtare e Përkthimit, që nga viti 1953.
Në vitin 1991 Federata lansoi idenë e njohjes ndërkombëtare të ditës së përkthimit për të shprehur solidaritet të komunitetit mbarë botëror të përkthimit, si një përpjekje për të promovuar përkthimin profesional në vende të ndryshme, duke mos u kufizuar vetëm në ato të krishtera.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota