-Fatmir Toci, deputet dhe botues i njohur ne Shqiperi, nje nga protagonistet e nevojes dhe promovimitt e rruges se Lumit te Vlores dhe aksit qe lidh Kuçin me Gusmarin ka shkruara nje status per sektorin e punimeve ne aksin rrugor qe lidh Kuçin(Vlore) ne Qarkun e Vlores me Gusmarin (Tepelene) ne Qarkun e Gjirokastres.


“Drejt përfundimit rruga që lidh Kuçin me Gusmarin (Lumin e Vlorës me Kurveleshin e Sipërm). Jam sa i mrekulluar, aq edhe i befasuar nga realizimi dhe standartet e ndërtimit të këtij projekti që i lidh për herë të parë në histori të 15 fshatrat e krahinës së Kurveleshit me infrastrukturë rrugore bashkëkohore dhe nxjerr Gusmarin, Nivicën, Progonatin etj. në Kuç për 6-10 minuta; Sinanajn, Salarinë dhe Tepelenën për 25-30 minuta; ndërsa në bregdet në Qeparò e Borsh për 25- 50 minuta; dërsa vetë Kuçin e nxjerr në bregdet për rreth 15 minuta. “-thekson Toci.

Kam qenë gjithmonë optimist dhe besimplotë për realizimin e rehabilitimit të rrugës së Lumit të Vlorës dhe e kam përcjellë gjithmonë edhe te të tjerët entuziazmin dhe shpresën për realizimin e këtij projekti madhor që është drejt përfundimit, por nuk e kisha imagjinuar që ky projekt, do të shtrihej kaq shpejt deri në grykat më të thella e majat më të larta të Kurveleshit, duke i hapur rrugën bashkëpunimit dhe zhvillimit të gjithanshëm të zonës. Mirënjohje shtetit shqiptar dhe kryeministrit Rama për vëmendjen, vlerësimin e resurseve të trevës dhe mbajtjen e fjalës.-shprehet Fatmir Toci.


Kantieret e akseve te mesiperme rrugore jane inspektuar disa here nga Kryeministri Edi Rama i cili ka kembengulur per realizimin e tyre ne nje kohe sa me te shkurter dhe me standarte bashkohore.
Perfundimi i keytre akseve rrugore, bejne te mundur nje zhvillim ekonomik e tristik te zonave te thella , zhvillime te panjohur me pare me impakte per nxitjen e turizmit te integruar dhe lulezimin e turizmit malor, te aventures dhe mberritjen ne destinacione te mrekullueshme ekoturistike, gjeonatyrore, historike e arkeologjike./SARANDANEWS.AL-SR-R///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI