Nga Pirro NAÇI
Pothuajse 20 vjet zgjati udhëtimi i Odiseut për tek Pinelopa. Larg qoftë të ‘’ndodhë’’ edhe tek ne një gjë e tillë… Κomeditë dhe tragjeditë antike, edhe pse janë shkruar shekuj më parë, janë epike edhe në ditët tona. Jo vetëm kaq, skena nga ato rringjallen herë herë, sikur ti kenë shkruar Homeri tek ‘’Iliada’’ apo Euripidi në ‘’Ciklopet’’, me plot humor edhe për ditët tona…
Njeriu modern përmes prizmit të komedive të lashta satirike!…Njeriu moder mbart për brenda në mënyrë metaforike edhe ‘’Odisenë’’ edhe ‘’Ciklopin’’. Dy botët që bashkëjetojnë pak më shumë nga të tjerët, me bollëk tek politikanët. Dhe këto, përkojnë sidomos tani që kemi hyrë në javën e fundit të karnavaleve…
Problemi nuk është vetëm ky. Problemi është se, a ka sot ‘’Uliks’’apo ‘’Odise’’, për tu përballur me ‘’gjigandin’’ e për ti ‘’nxjerë’’ syrin…? Se ‘’Ciklopi’’ ka dalë nga ‘’shpella’’ dhe ka filluar ti ‘’kapërdijë’’ një nga një… Vetëm një gjë nuk mund të bëjë dot… Si në kohët e lashta edhe në ato moderne, Ciklopët, dhe ata që ndjehen të tillë, qoftë edhe me një maskë në fytyrë, nuk mund ti shikojnë gjërat me një ‘’sy tjetër’’…!/sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade