Bujtina e parë e fshatit të Nepravishtës në Gjirokaster u çel para 3 vitesh si një eksperiment. Por që prej asaj kohe ecuria e saj ka qene e mbarë na bëri të ditur administrator i kësaj bujtine Gëzim Shuti.
Ishte mbesa e tij që e dha këtë ide duke i ofruar edhe ndihmën ekonomike për ngritjen e kësaj bujtine. Ndër të tjera Shuti u shpreh se pronotimet e muajit gusht janë mbyllur që tani. Ndërkohë duke parë edhe ecurinë dhe kërkesat e shumta, familja Shuti vendosi të bënte zgjerim të bujtinës për akomodimin e pushuesve.
Ajo që të huajt pëlqejnë më shumë është natyra panoramike me ajrin e pastër, gjelbërimin, ushqimi bio dhe mbi te gjitha mikpritja e ofruar.///
ME SHUME LAJME
Shoqëruan gazetaren në Komisariat, Unioni i Gazetarëve reagon ashpër dhe paralajmëron Skënder Hitën: Përsërite dhe na gjen të gjithëve në protestë
Përkeqësohen kushtet e motit, ndalohet lundrimi në Vlorë dhe Sarandë
MEMORIE. 105-vjetori i themelimit të shkollës së parë teknike në Shqipëri