Kompania “Mabetex International” në pronësi të biznesmenit shqiptar, Behgjet Pacolli do të ndërtojë aeroportin ndërkombëtar të Vlorës.
Presidenti i kësaj kompanie, Behgjet Pacolli e cilësoi sot një nder dhe privilegj ngritjen e flamurit “Mabetex” në tokën shqiptare.
“Është një ditë e rëndësishme për kompaninë që unë themelova gati 30 vjet më parë. Është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe për mijëra njerëz që do të përfitojnë nga ky investim. Kompania “Mabetex International” ka fituar (për herë të parë në tokat shqiptare) një projekt madhështor në Shqipëri. Është një nder dhe privilegj i madh për mua dhe kompaninë time, që më në fund të ngremë flamurin e Mabetexit në tokën shqiptare”, u shpreh ai.
“Mabetex International”, vuri në dukje Pacolli, me investimet e saj do të ndërtojë aeroportin e Vlorës.
“Projekti i “Mabetex-it” u zgjodh si projekti më i mirë nga të gjithë ofertuesit. Unë jam mirënjohës për të gjithë ata që punuan shumë për të fituar këtë projekt dhe gjithashtu falënderoj Qeverinë Shqiptare për veprim të drejtë për të krijuar këtë mundësi”, u shpreh më tej Pacolli.
Vlera e investimit, sipas Pacollit, është e madhe.
“Në fazën e parë (në periudhën dy-vjeçare) do të ndërtohet ndërtesa e aeroportit dhe pista që kapin vlerën e investimeve mbi 103,500,000 euro dhe në fazën e dytë (në 4 vitet e para) do të zhvillohet infrastruktura suplementare e biznesit dhe turizmit që arrijnë vlerën e investimeve me qindra miliona euro”, tha Pacolli.
Ky investim, theksoi ai, konsiderohet si investimi më i madh i ndonjë kompanie private në rajon në kohërat e fundit.///
ME SHUME LAJME
9 Maji, Dita e Evropës
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”