URIM I SARANDANEWS.AL PER 7 MARSIN!
- Në këtë Ditë të Shenjtë të Mësuesit, UROJMË përzemërsisht të gjithë mësuesit :
- Të kenë lumturi e mbarësi në familjet e tyre dhe në familjet e mëdha me nxënësit!
- Në këtë DITË TË MADHE TË MËSUESIT, të meditojmë pak se u kemi shumë borxhe këtyre njerëzve fisnikë të dritës;
- U ka politika dhe qeverisjet me streset e pafundme të shkaktuara nga preferencat partiake;
- U ka Ministria e linjës shpesh me kakofonine e programeve eksperimentale, përjetësisht tranzitore…
- U kemi të gjithë, edhe në si media.

- Ndaj, NË KËTË DITË TË 7 MARSIT, FETËS SË SHENJTË TË MËSUESIT , ta ndjejmë SI NJË DITË ADHURIMI PËR TË GJITHË MËSUESIT ;
- Për ata, që hyjnë cdo ditë në klasa duke përtypur strese pa fund me sfidën për të kryer sa më mirë misionin e tyre!
- Për ata që kanë dalë në pension pas viteve me kontribut;
- Dhe padyshim edhe për ata që janë ndarë nga jeta por ende rrojnë në mendjet e nxënësve të tyre, SI ËNGJËJ TË DRITËS E DIJES;
Ndaj, edhe me këtë kartolinë të thjeshtë, LE TË PËRULEMI SOT NË SHENJË RESPEKTI PA FUND PËR SHENJTËT TANË : MËSUESIT! //SARANDANEWS.AL-SR-R///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI