Dy ngjarje e rënda janë raportuar nga mediat në vendin fqinj ku dy shtetas shqiptarë, të moshave 43 dhe 63 vjeç, i kanë dhënë fund jetës në mënyrë tragjike në një diferencë prej 10 minutash në Heraklion dhe Tympaki. Sipas mediave greke, të dy personat janë varur me litar.
Nëna e 43-vjeçarit e gjeti djalin e saj, një artist i njohur i muzikës tradicionale, të varur në bodrumin e një shtëpie në zonën e Giofyro. Në një gjendje shoku, ajo telefonoi ambulancën por ishte tepër vonë për të riun. Vetëm 10 minuta më vonë në Tympaki, gruaja teksa ishte në punë merr një telefonatë nga bashkëshorti i cili i thotë ‘kujdes fëmijët’ dhe mbyll menjëherë telefonin.
E alarmuar pas kësaj telefonate ajo kërkoi ndihmën e fqinjëve, por edhe 63-vjeçari kishte vendosur që t’i jepte fund jetës. Deri më tani ende nuk dihen arsyet për të dy shtetasit shqiptar se çfarë i shtyu të ndërmerrnin aktin ekstrem, të cilët jetojnë shumë pranë njëri-tjetrit. Ndërkohë që po ashtu nuk janë bërë me dije as identitetet e tyre./java///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI