Disa persona janë ndaluar mbrëmjen e djeshme të Vlorë, pas një operacioni blic të policisë në qytetin bregdetar. Bëhet me dije se Policia ngriti disa postblloqe në pika të ndryshme të qytetit, ku në objektiv kanë qenë persona të shpallur në kërkim, persona që lëvizin me armë dhe që thyejnë arrestet e gjykatës.
Kujtojmë se pak ditë më parë në Vlorë u ekzekutua Bledar Birçaj, ndërsa deri më tani ngjarja nuk është zbardhur ende dhe nuk ka as autorë të dyshuar
40-vjeçari, Bledar Birçaj u vra në një atentat të mirëorganizuar në automjetin e tij “BMW” X5 në vendin e quajtur Bishti i Kalldrëmit. Në drejtim të automjetit është qëlluar mbi 30 herë ndërkohë që në trupin e viktimës mendohet se janë konstatuar deri në 7 plumba duke e lënë të vdekur në vend.
Birçaj kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Spanja, dhe një nga pistat ku po hetohet janë konfliktet që mund të ketë pasur në Spanjë.//shqiptarja//
ME SHUME LAJME
Protestuesit mblidhen jashtë Kuvendit, policia vendos perimetër sigurie
PD bllokon foltoren e Kuvendit, Peleshi i heq të drejtën e fjalës Berishës: Thirrje për dhunë.
Studentët në protestë për të 16-ën ditë, të rinjtë mblidhen te Kryeministri