Dy persona janë ekstraduar në vendin tonë nga Greqia dhe Italia. Konkretisht, nga shteti grek është ekstraduar 43-vjeçarja Aurela Doksani, e cila është dënuar me 6.8 vite burgim nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Aurela Doksani, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka tentuar të trafikojë drejt Greqisë nëpërmjet kufirit tokësor, lëndë narkotike të llojit heroinë. Në momentin e arrestimit më 8 Gusht 2011, 43-vjeçares iu sekuestrua 129.3 gramë lëndë narkotike.
Më datë 12 Gusht 2011, Gjykata ka vendosur ndaj saj masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Në zbatim të vendimit të Gjykatës, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, më datë 11.04.2012, ka nxjerrë urdhër për ekzekutimin e vendimit ndaj të dënuarës, për të vuajtur pjesën e dënimit të mbetur pas datës 09.04.2012 në një burg të sigurisë së zakonshme. 43-vjeçarja nuk u gjetur në banesë dhe u shpall në kërkim ndërkombëtarAurela Doksani u arrestua më 28 Prill 2020 në Greqi, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.
Në rastin e dytë, është ekstraduar nga Italia 40-vjeçari Paulin Nikaj. Ai është dënuar me 30 vite burgim më 1 Shkurt 2017 nga Gjykata e Apelit në Bolonja të Italisë, për veprat penale të vrasjes, armëmbajtje pa leje, dëmtime personale dhe falsifikim të dokumenteve. Dënimin e mbetur, 40-vjeçari do ta vuajë në Shqipëri.
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi