Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura prej orëve të mesditës duke filluar nga zona e veriut dhe më pas gradualisht edhe në pjesën tjetër të territorit mot me kthjellime e vranësira kalimtare. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit deri në orët e mesditës. Hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra në zonën e qendrës dhe jug. Pas orëve të mesditës reshjet e shiut mbeten prezente me intensitet të ulët deri në orët e pasdites në qendër dhe jug.
Në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës stuhi bore, në verilindje-lindje në lartësitë mbi 100 metër dhe juglindje mbi 300-400 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mestar. Ndërsa në pjesën tjetër të vendit në lartësinë mbi 400-500 metra reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët. Pas orëve të pasdites reshjet e shiut dhe dëborës ndërpriten në pjesën më të madhe të territorit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s me valëzimin në det të forcës 3-4ballë. Mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 3/6 | Re shi/borë |
| Kukës | -3/-1 | Re shi/borë |
| Lezhë | 5/7 | Re shi/borë |
| Dibër | -2/1 | Re shi/borë |
| Durrës | 7/10 | Re shi |
| Tiranë | 6/9 | Re shi |
| Elbasan | 3/5 | Re shi |
| Berat | 2/4 | Re shi |
| Vlorë | 5/8 | Re shi |
| Korçë | 1/2 | Re shi/borë |
| Gjirokastër | 2/4 | Re shi/borë |
| Sarandë | 5/7 | Re shi |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI