KOSOVE// Kuvendi i Kosovës me 82 vota pro, dhe 32 kundër dhe 2 abstenime ka votuar për rrëzimit të qeverisë së Kosovës.
Ky mocion është inicuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe është përkrahur nga të gjitha partitë opozitare dhe minoritetet në Kuvendin e Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje është partia e vetme që ka votuar kundër rrëzimit të qeverisë të udhëhequr nga lideri i kësaj partie, Albin Kurti.
Kundër rrëzimit të qeverisë kanë qenë edhe 3 deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Me vendimin të cilin sot u mor në Kuvendin e Kosovës, qeveria Kurti është qeveria më jetëshkurtër në historinë e qeverive të Kosovës me vetëm 50 ditë punë//R-SR//
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi