Fredi Beleri ka reaguar për sulmin që iu bë një ditë më parë me vezë dhe kos jashtë Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë. “Të gjithë e dinë shumë mirë se është e pamundur që një qytetar t’i afrohet një anëtari të një misioni të muaj”, tha Beleri për median greke ANT1, duke e cilësuar kështu inskenim atë që i ndodhi.
Ndër të tjera ai tha se “disa gazetarë u përpoqën të ndalonin sulmuesin, por disa të tjerë ishin pjesë e drejtimit dhe sinjalizuan kur do të vija për të më sulmuar”. Gjithashtu, Beleri e cilësoi si “të papranueshëm” edhe qëndrimin ndaj tij nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. “Ajo që bëri ishte e papranueshme nga pikëpamja institucionale. Në një çështje personale nuk më shqetëson aspak sepse sa më vlerëson ai aq edhe unë e vlerësoj”.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi