Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira të përqendruara kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe zonave malore.
Priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët përgjatë relieveve malore të vendit kryesisht në veri-verilindje. Në orët e mesditës priten reshje lokale shiu edhe përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 17 m/s.
Valëzimi në dete do të jetë 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 18/32 | Diell, vranësira |
| Kukës | 16/32 | Diell, vranësira, reshje |
| Lezhë | 18/31 | Diell, vranësira |
| Dibër | 16/32 | Diell, vranësira, reshje |
| Durrës | 20/32 | Diell, vranësira |
| Tiranë | 21/31 | Diell, vranësira, reshje |
| Elbasan | 20/33 | Diell, vranësira |
| Berat | 19/33 | Diell, vranësira |
| Vlorë | 24/32 | Diell, vranësira, reshje |
| Korçë | 17/28 | Diell, vranësira |
| Gjirokastër | 18/34 | Diell, vranësira, reshje |
| Sarandë | 21/31 | Diell, vranësira, reshje |
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi