Tronditëse në Vorë, hidhet nga pallati një grua 32 vjeçe bashkë me djalin e saj 1 vjeç. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në lagjen ‘Pavarësia’.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij veprimi kriminal, ndërsa kanë qenë banorët ata që kanë njoftuar ambulancën dhe policinë. Ndërkohë burime nga spitali rajonal bëjnë me dije se si gruaja, ashtu edhe fëmija kanë ndërruar jetë.
Sipas nje informacioni paraprak te Policise më datë 26.11.2021, rreth orës 12:30, në lagjen “Pavarësia 2”, shtetasja P. M., 34 vjeçe, dyshohet se është hedhur së bashku me fëmijën e saj të mitur K. N., 1 vjeç, nga sheshpushimi i katit të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi