Greqia është shprehur e gatshme të rindërtojë maternitetin e shkatërruar nga forcat ruse në qytetin jugor të Ukrainës, Mariupol. Lajmi është bërë publik përmes një postimi në Tëitter nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.
“Greqia është e gatshme të rindërtojë maternitetin në Mariupol, qendra e minoritetit grek në Ukrainë, një qytet i dashur për zemrat tona dhe simbol i barbarisë së luftës”, shkruan Mitsotakis. Komentet e kryeministrit grek vijnë një ditë pasi ministri italian i kulturës, Dario Franceschini deklaroi se Italia ishte “gati të rindërtonte” teatrin e qytetit, i cili u godit gjithashtu nga raketat ruse.
“Teatrot e të gjitha vendeve i përkasin të gjithë njerëzimit”, shkroi ai në Tëitter.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi