Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët deri mesatar, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Në veriperëndim hera-herës në intervale të shkurtra kohore priten reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e stuhive, ndërsa në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore reshjet e borës do të vijojnë me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 10 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe bregdet, sidomos në jug era pritet të arrijë deri 17 m/s.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 4-5 ballë.
Parashikimi i motit,e shtunë 3 janar
1 nga 2


ME SHUME LAJME
Borsh. Arrestimi i Moisi Habilajt, Policia e Vlorës zbardh detaje nga operacioni
“Protesta ka një frymë fashiste që duhet ndalur”, Rama: S’i kuptoj prurjet nga territore të tjera, s’kanë lidhje me Vlorën!
Sezoni turistik në Ksamil, forcohen masat për sigurinë ujore, më tepër hapësira publike