Katër raste të reja me koronavirus janë identifikuar sot në Delvinë pas anilazave të 16 tamponëve të marrë ditën e djeshme.
Bëhet fjalë për 3 anëtarë të një familjeje dhe fqinji i tyre, të cilët mësohet se janë kontakte të rastit të parë të personit të prekur në këtë qytet me COVID-19.
Personat në fjalë kanë qenë të pranishëm bashkë me kontaktin e parë në një ceremoni mortore, ku kanë qëndruar edhe gjatë natës në një ambient të mbyllur.
Nje dite me pare u identifikuan 6 raste të reja, mes tyre një punonjës i bashkisë në këtë qytet, duke e çuar në 11 numrin e të prekurve me këtë virus.
Ne kete gjendje alarmi, bashkia e Delvines po dezinfekton serish hapesirat publike.///
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat