Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi se sektori i turizmit performoi më mirë se sa ne prisnim, duke shkuar në 55% të kapacitet të saj nga 10% që ne prisnim në fillim të sezonit .
“Ajo që në e kemi cilësuar si “turizmi patriotik” ka dhënë rezultat dhe sektori i bëri ballë goditjes nga COVID-19”, tha Denaj gjatë një interviste në medie.
Ministrja Denaj më tej theksoi se performanca e të ardhurave në këtë tetëmujor ka një ulje të totalit të të ardhurave prej 48 milionë lekë, por ndërkohë peshën më të madhe e ka TVSH nga importi sepse nuk ka funksionuar për shkak të COVID-19.
Ndërsa TVSH-ja e brendshme shënoi rënie me 3.8%.
“Ky është një tregues për këdo që lexon shifrat publike që tregon se konsumi në tremujorin e tretë nuk ka qenë në ato parashikime të zymta dhe mendojmë se recesioni do të jetë diku te 4.5”, u shpreh Denaj./ata///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI