Shqipëria do të kthehet në një nga pikat më të mëdha në Mesdhe për rritjen dhe tregtimin e peshkut ton. Prej pak ditësh ka nisur eksporti drejt Japonisë.
Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Roland Kristo në një intervistë në media tha se përgjatë 4 viteve pritet të investohen 35 milionë euro, duke nxitur fuqizimin e këtij sektori të biznesit në vendin tonë.
Sipas tij, deri tani ne e kemi shitur peshkun ton sapo është kapur në brigjet e Mesdheut, ndërsa sot po krijojmë ferma shqiptare të eksportit drejt Japonisë.
“Shqipëria deri tani e ka peshkuar peshkun ton dhe ia ka shitur të gjallë fermave të tjera spanjolle apo malteze dhe nuk e kemi sjellë në Shqipëri. Sot anijet tona shkojnë deri në fund të Mesdheut dhe peshku ton vjen deri në Shqipëri i gjallë përmes transportit me kosha. Më pas, peshku përpunohet dhe futet në anijet japoneze duke kaluar në ngrirje -85 gradë. Peshku kur shkrihet është përsëri i gjallë. Investimi deri tani është 5 milionë euro dhe brenda 3-4 viteve pritet të shkojë 35 milionë euro duke vijuar me rritje eksponenciale. Tregu i tonit të kuq shkon që në peshkim në anije diku rreth 1.1 miliardë dhe deri te konsumatori final shkon 5 miliardë dollarë. Është një treg i ri biznesi që kemi futur në vendin tonë, ku përfitimet do të jenë të mëdha”, tha Kristo.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI