Një aksident tragjik me 4 te vdekur dhe 2 të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë bypassit të Tepelenës. Fillimisht u raportua për një viktimë, pastaj për 3 dhe në fund policia zyrtarizoi 4 viktima.
Mësohet se viktimë e këtij aksidenti të rëndë kanë mbetur shtetasit, Riza Rapaj 42 vjeç; Lavdosh Bega 62 vjeç; Lefteri Bega 57 vjeç dhe Afërdita Meta 85 vjeç. Ndërkohë që të plagosur rëndë janë dy persona, Jani Meta, rreth 60 vjeç dhe Lavdie Meta, 63 vjeç. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa mësohet se në aksident janë përfshirë të paktën tre automjete. Policia publikoi një njoftim paraprak për ngjarjen, foto të aksidentit dhe më pas një njoftim të dytë me identitetet e tyre.
POLICIA E SHTETIT. Informacion shtesë
Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R. R., 42 vjeç, banues në Luftinjë, është përplasur me automjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin L. B., 62 vjeç, banues në Memaliaj.Në aksident është përfshirë edhe automjeti tip “BMV” me drejtues shtetasin E. P., banues në Gjirokastër, që qarkullonte pas automjetit tip “Toyota”.
Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën shtetasit R. R. dhe L. B., si dhe 2 pasagjeret që ndodheshin në automjetin tip “Toyota”, shtetaset L. B., rreth 57 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit L. B.) dhe A. B., rreth 85 vjeçe. Gjithashtu janë dëmtuar shtetasit L. M. dhe J. M., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër. Shtetasi E. P. dhe 2 pasagjerët në automjetin e tij janë dëmtuar lehtë. Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade