Pas betimit ditën e djeshme në Kuvend, Endrit Shabani mori sot zyrtarisht detyrën e Avokatit të Popullit, për një mandat 5-vjeçar.
Prezantimi zyrtar i Avokatit të ri të Popullit u bë përpara komisionerëve, administratës dhe stafit të institucionit nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë, Genci Gjonçaj.
Shabani pason në këtë detyrë Erinda Ballancën, e cila drejtoi institucionin e Avokatit të Popullit për 8 vite, ndërsa vijoi ta ushtrojë funksionin edhe përtej afatit kushtetues.
Endrit Shabani u votua si Avokat i Popullit me 85 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim në seancën plenare të datës 11 dhjetor 2025.
Kandidatura e tij u dërgua në Parlament me firmat e deputetëve të opozitës, të cilët më pas u tërhoqën. Mazhoranca nuk e pranoi kërkesën e PD-së për tërheqjen nga firmat, ndaj Shabani u zgjodh Avokat i Popullit me votat e mazhorancës. (Ermira ISUFAJ)///
ME SHUME LAJME
Ksamil. Humbet jetën në aksident 20 vjeçari
FOKUS – Vështirësitë ekonomike mund të përshpejtojnë plakjen e trurit
Ksamil. Shkel perimetrin e sigurisë me mjet lundrues, duke rrezikuar pushuesit, ndëshkohet me 500 000 lekë drejtuesi i mjetit.