Të dashur banorë të Konispolit, Markatit, Mursisë, Xarrës, Shalësit, Janjarit, Shëndëllisë, Vrinës, Ciflikut, Shkallës, Ninatit, Dishatit e Vërvës. Ju falenderoj pa masë për këtë mbështetje të jashtëzakonshme që më dhatë për të drejtuar Bashkinë e Konispolit për 4 vitet e ardhshme.
Përkrahja juaj më ka emocionuar por edhe më ka ngarkuar me një pergjegjësi të madhe. Unë do të jem Kryetar i të gjithëve, edhe i atyre që nuk besuan tek unë. Do të punoj fort që edhe mosbesimin ta kthej në besim, edhe kundërshtitë t’i kthej në bashkëpunim. I shtri dorën kujtdo që ka dëshirë të kontribuojë për Konispolin, pa dallim. Cfarë sëbashku diskutuam gjatë 1 muaji fushatë e për cfarë u zotova se do të bëja, padyshim që do të jenë projektet e mia në tryezën e punës.
Ju përqafoj të gjithëve, Ergesti.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI