“T’u gjendet trupi të paktën dhe nëse i kanë vrarë!”.Mister fati i tyre, familjarë të dy të zhdukurve në Sarandë protestuan para komisariatit të policisë në qytetin bregdetar të Sarandës.
Familjarë të dy të zhdukurve nga fshati Çukë në Sarandë kanë protestuar para komisariatit të Sarandës. Leonard Thodhori 46 vjeç dhe Fatmir Sulovari 46 vjeç janë zhdukur prej 16 ditësh në mënyrë misterioze.
Familjarët janë përplasur verbalisht me një efektiv policie duke kërkuar llogari për fatet e dy të humburve.
I vëllai i Fatmir Sulovarit kërkoj t’i gjendet trupi i të vëllait , edhe në qoftë se e kanë vrarë. Para komisariatit thonë se do të mblidhen vazhdimisht derisa të kenë një përgjigje nga Policia e Sarandës.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi