Nga Eva XHAJANKA
Festa e 111-vjetorit të Pavarësisë, ndihet në çdo skaj të vendit.
Kryeministri Edi Rama përcolli në rrjete sociale foto nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, ku shihen turistë dhe udhëtarë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, që i janë bashkuar festës me muzikë dhe këngë popullore aty, me rastin e kësaj dite të shënuar.
Me flamuj në duar, qytetarë të moshave të ndryshme, që vijnë nga vende të ndryshme të botës në Tiranë, i janë bashkuar festës kombëtare shqiptare.
“Festa vijon në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës”, shkroi Rama.///

ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror