Nga Eva XHAJANKA
Urimeve për Festën e Pavarësisë së Shqipërisë i është bashkuar edhe faktori ndërkombëtar. NATO përmes një fotoje të postuar në Twitter, ka uruar Shqipërinë në 111-vjetorin e Pavarësisë. “Urojmë aleatin tonë Shqipërinë që feston ditën e Pavarësisë” thuhet në postimin e NATO-s, që shoqërohet me një foto të një ushtari shqiptar në misionet paqeruajtëse të aleancës me një flamur kuqi e zi në duar.
Ambasada gjermane: Krah Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE
Ambasada gjermane në Tiranë ka uruar 111- vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa shkruan se do t’i qëndrojë në krah vendin tonë në rrugëtimin drejt BE. “Ambasada Gjermane i uron të gjithë shqiptarët me rastin e Festës së Pavarësisë! Ne qëndrojmë krah për krah me partnerët/et tanë në Shqipëri në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, shkruan ambasada.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI