Pas meshës së ngjalljes së Krishtit në mesnatë, besimtarët ortodoksë festojnë sot Pashkën, një ditë e shënuar e kalendarit fetar.
Kryeministri Edi Rama uroi mëngjesin e sotëm besimtarët. “Gëzuar Pashkët Ortodokse”, u shpreh ai.
Në mesnatë qindra besimtarë ortodoks kanë ndjekur meshën e ngjalljes së Krishtit në kishën e Shën Gjergjit.
Qindra besimtarë janë afruar dhe kanë marrë flakën e shenjtë që simbolizon dritën dhe që sipas traditës çdo besimtar e merr atë në çdo familje për të ndriçuar rrugën drejt jetës dhe mirësisë.
Një dhuratë tradicionale e Pashkës janë vezët e kuqe. Ngjyra e kuqe simbolizon gjakun e Krishtit dhe përplasja e tyre simbolizon çarjen e pushtetit të Ferrit me ngjalljen e Krishtit. Vezët janë simbol i lindjes së jetës nga guacka e vdekjes. Fjala Pashkë shoqërohet me fjalën e ndritshme, duke treguar ose simbolizuar dritën, që del nga varri i Krishtit.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi