-Prestigjozia “Financial Times” i ka kushtuar një faqe të tërë mjeshtërisë së gatimit e cilësisë së ushqimit në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama ndau sot shkrimin e botuar nga gazeta e njohur britanike “Financial Times” për kuzhinën shqiptare. “Super prestigjozia “Financial Times” i kushton një faqe të tërë mjeshtërisë së gatimit e cilësisë së ushqimit në Shqipëri, duke çmuar lart shefat e kuzhinës nga veriu ne jug dhe nxitur lexuesit e saj në mbarë botën që të vizitojnë e të shijojnë Shqipërinë”, theksoi Rama.
“Ndërsa hija e komunizmit vazhdon të zbehet në Shqipëri, një brez i ri kuzhinierësh po rizbulon trashëgiminë gastronomike të vendit dhe potencialin e tij”, shkruan gazeta e njohur britanike ”Financial Times”. Në artikullin e gazetës britanike shkruhet për agroturizmin “Mrizi i Zanave” në Fishtë të Lezhës, për hotelin “Mangalem” në Berat, për restorantet në Përmet, Qeparo, Elbasan etj.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi