Diplomatët grekë në Shqipëri interesimin e vijueshem par jeten e banorëve të minoritetit etnik grek e tregojnë herë pas here edhe me vizitat në terren.
Në këtë kuadër, viti 2022 nisi me një vizitë në bashkinë e Finqit të Ambasadores së Greqisë në Tiranë, Sofia Filippidou dhe të Konsullit të Përgjithshëm të Greqisë në Gjirokastër, Dimitrios Sacharidis.

Në vizitën e 14 janarit, në zyrën e kryetarit te Bashkisë së Finiqit, Kristo Kiço në një atmosferë miqësore dhe klimë bashkëpunimi, kryebashkiaku i informoi diplomatët për një varg çështjesh kryesore që kanë të bëjnë me komunitetin e banorëve po edhe me aspekte te qeverisjes vendore ne kete njësi.
Mësohet se tema kryesore e rpekur ka qenë problemi i pronave që vazhdon prej shumë vitesh i pazgjidhur në bashkinë e Finiqit dhe jo vetëm; regjistrimi i popullsisë që do të realizohet gjatë vitit 2022, problemet e arsimit, investimet në infrastrukture dhe zhvillimi ekonomik,
Në takimin e mësipërm në fokus kanë qenë edhe problematikat që kanë lindur për shkak të pandemisë. ngjarjet dhe aktivitetet kulturore,etj,.

Kryebashkiaku Kristo Kiço falënderoi Ambasadoren dhe Konsullin e Përgjithshëm të Greqisë në Gjirokastër për ndihmën e tyre të pakursyer gjatë gjithë periudhës së vështirë të pandemisë. Njëkohësisht, ai vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehu besimin se do të vazhdojë edhe në të ardhmen me synim përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së jetës së qytetarëve tanë./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI