Rreth 30 turistë të aventurës vendas dhe të huaj kanë “pushtuar” fundjavën që kaloi qytetin e Memaliajt, në jug të vendit.Ndonëse jemi në stinën e dimrit, ata kanë shfaqur interes për të vizituar dhe për të shijuar ushqimin tradicional të zonës.Bujtinat që janë ngritur në këtë zonë, hapën dyert për vizitorët, të cilët mbetën të kënaqur nga peizazhi fantastik dhe mikpritja dhe u shprehën të sigurtë se do të ktheheshin sërish.

Turizmi në bashkinë Memaliaj është rritur ndjeshëm dy vitet e fundit.Këtë e tregon numri i lartë i vizitorëve vendas dhe të huaj që zgjedhin të vizitojnë zonën në çdo periudhë të vitit. Memaliaj përbën një destinacion të sigurtë për vizitorët që duan të shijojnë dhe përjetojnë bukuritë e lumit Vjosë, për turizmin malor, historik, kulturor dhe turizmin e aventurës.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI