Nga Anastasia SIMATATI
Kerkohet mbështetje nga Unioni i Bashkive të Greqisë për bashkitë e Minoritetit Grek në Shqipëri.

Ne perpjekje per të siguruar kete mbeshtetje, kryetari i Bashkisë së Finiqit, Kristo Kiço, zhvilloi ditet e fundit një takim me kryetarin e Bashkisë Selanik , Konstantinos Zervas.
Sipas burimeve zyrtare, takimi u zhvillua në një atmosferë miqesore .


Kristo Kico nga ka prezantuar te mikpritesi Zervas, nje panorame te bashkise qe drejton se bashku me problematikat me të cilat përballet bashkia e Finiqit që lidhen kryesish me nje prapambetje historike te infrastruktures per 58 fshatrat e kesaj njesie te madhe administrative vendore, etj,.
Mesohte se Kiço ka falënderuar përzemërsisht homologun Zervas për interesin dhe gadishmërinë që tregoi, ndërkojhe qe u fokusua te mbeshtetja konkrete qe kerkohet ne rruge institucionale përmes Unionit Qendror të Bashkive të Greqisë (ΚΕΔΕ), për të ndihmuar e bashkitë e Minoritetit Grek në Shqipëri.
Gjate ketij takimi zyrtar jane shkëmbyer edhe dhurata simbolike. /sarandanews.al.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI