04/01/2021 //LESHNICE E POSHTME/ / Minoritet/ Te moshuarit ne fshatrat e thella ndjehen te braktisur dhe larg sherbimit te mjekut.
Leshnica e Poshtme është nga fshatrat e thelle të bashkise Finiq me 58 fshatra. Mungesa e nje rruge normale dhe me asfalt, i ben edhe me të largëta këto fshatra.
Ndërsa të moshuarit e rralle qe has nëpër shtëpitë që nxjerrin tym në këto dite dimri, ndjehen edhe më të braktisur në hallet e tyre.


Andon Raka ne lagjen Bilo të Leshnicës së Poshtme, 85 vjec dhe i sëmurë, e ndjejn thelle këtë braktisje.
Ai ka punuar dikur në rajone të ndryshme të Shqipërisë si ekskavatorist; Në Zadrimë, në Mat, në kënetën e Porto Romanos, në Thumanë, në Selitë të Tiranës, në Vlorë…
I kemi thene bashkise : Te pakten nje here ne 20 dite te dale doktori qe është në Dërmish për të na vizituar. Do ta rregullojmë na thanë në kohën e zgjedhjeve. Nuk bënë gjë! Përpara Leshnica e Poshtme ishte me nam.

Në sistemine Hoxhës nuk mungonin shumë gjëra per shendetesine .I shikonin edhe si zona kufitare.U sëmura, më shikon mjeku i zones?Jo!-shprehet i trishtuar 85 vjecari, njeri prej 37 banoreve te fshatit me emer te madh dhe me mbi 1100 banore dikur… /SARANDANEWS.AL-R-SR///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI