-Kanë filluar punimet e mirëmbajtjes, restaurimit, konsolidimit në objektin monument kulture Kat. I-rë, “Kisha e Shën Mëhillit”, e cila ndodhet në Kostar të Bashkisë së Finiqit, pjesë e paketës së mirëmbajtjes të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë, për vitin 2023.

Pas hartimit të projektit nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë dhe miratimit nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale, zbatimi i punimeve të mirëmbajtjes, restaurimit dhe konsolidimit konsiston kryesisht në restaurimin dhe konsolidimin e muraturës së rrënojave të kishës, restaurimin e kalldrëmit të kishës, konsolidim i elementeve konstruktiv; restaurim i elementeve dekorativ në muraturë, sistemimin e terrenit, etj.


Kisha e Shën Mëhillit është një rrënojë, e cila ruan në pjesën më të madhe muret në lartësinë e dikurshme. Nga pikëpamja arkitektonike ajo është një kapelë e vogël një nefshe, drejtkëndore në plan. Në murin lindor ndodhet absida e vogël rrethore me dalje nga jashtë dhe nikja e prothesit. Në murin verior në ambientin e altarit ndodhet një kamare e vogël.

Duke u bazuar në karakteristikat ndërtimore dhe në materialin arkeologjik të zbuluar në territorin e monumentit, mendohet se kisha datohet në shek. XII-XIII. Për ndërtimin e kishës janë përdorur gurë lehtësisht të punuar të lidhur me llaç gëlqereje të bollshëm, ndërsa vërehet edhe përdorimi i copërave të tullave, të vendosura ndërmjet gurëve. I vetmi trajtim dekorativ i muraturës konsiston në kornizën kurrizpeshku, e realizuar me teknikën e kluasonazhit. Trashësia e muraturës është 60 cm. Në shumicën e perimetrit të saj ruan lartësine origjinale.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI