A mund të shndërrohet në një ditë sensibilizimi dhe feste një Ditë Ndërkombëtare si ajo e Tokës?


Përgjigja e kësaj pyetje mund të gjendet lehtësisht në Çukë, në territorin administrativ të Bashkisë Sarandë. Ndërgjegjësim, kulturë, traditë, talente.
“TOKËN E KEMI MARRË HUA NGA BREZAT QË DO VIJNË”.Ky ishte ,lejtmotivi i një dite të veçantë.

Larg tollovisë së klimës zgjedhore Shkolla 9 vjeçare e Çukës, që drejtohet nga Violeta Shehu, tregoi një model për përkujtimin e Ditës së tokës, një event që u shndërrua në një kremtim, në një festë lokale.


Përgatitur nga një staf pasionant pedagogjik i mësueseve të kësaj Shkolle, me vizionin e drejtueses së këtij institucioni me emër të mirë në këtë rajon, tëshkoje në Ditën e Tokës në Çukë, nuk ishte një event i edukimit për vlerat e mjedisit, shtëpisë sonë të përbashkët, një spektakël me interpretime të sinqerta të zërave të nxënësve sipas një skenari të harmonizuar që përcillte sensibilizim mjedisor dhe edukim për mjedisin e qëndrueshëm jo vetëm për nxënës po edhe për të rritur të çdo moshe.

Në këtë event mjedisor e kulturor ishte e pranishme dhe përshendeti edhe drejtuesja e ZArsimore Majlinda Vaso.


Nuk munguan në këtë event -festë edhe prfaqësues nga institucioni i Bashkisë Sarandë (Zyra ekonomike e arsimit), nga Qëndra Agjencia AJMMI.


Një surprizë tjetër dhe finale e këtij eventi të Ditës Ndërkombëtare të Tokës iste edhe ekspozita me punime artistike të nxënësve për t’u prmbyllur me një minipanir kulinarie, si pjesë e traditës së familjeve të nxënësve dhe mësueseve të Shkollës 9 vjeçare Çukë që drejtohet nga një njeri i pasionuar siç është Violeta Shehu.
‘Rotuali’ i kësaj Dite u mbyll me pasurimin dhe mbjelljen me fidanë të rinj të këndit kreativ të gjelbër të shkollës. /Vasilika SIMATATI-SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI